TIRANE- Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj përmes një statusi në Facebook sulmon kolegun Robert Bitri që prej kohësh voton si i pavarur, i kthyer në personazh sëfundmi, pasi rezultoi sipas PS të kishte votuar gabimisht me kartën e Vangjel Tavos, ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri.

Por ndërsa LSI-ja e cilësoi manipulim gjithë sa ndodhi, nuk mungojnë as reagimet e deputetëve të kësaj force kundër Bitrit. Kejdi Mehmetaj e quan atë rilindas të vonuar dhe shprehet se as formalisht nuk ka pse qendron më në radhë me LSI-në.

Statusi i plotë
Rilindasi i vonuar, alias Robert Bitri …
Nuk kishte se si të mos bëhej sërish protagonist i shëmtisë së maxhorancës në përpjekjen për të prishur teatrin, edhe rilindasi më i ri i rilindjes së vjetër të Edi Ramës, përkatësisht Robert Bitri!
Sepse, megjithëse i ka sytë në ballë, e megjithëse nuk ka shfaqur simptoma çorientimi, nuk na ka dhënë ndonjë shenjë se nuk di as shkrim e as këndim, aq sa për të mos lexuar emrin e tij në kartën e vet apo edhe në monitorin e sallës së Kuvendit!
Mungesë integriteti, karakter të dyfishtë, moral të denjë për një rilindas shëtitës!
Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindasit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në rradhë me deputetët e LSI-së!
Capture
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb