Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në “Open” në News 24, thotë se krimi brenda familjes në Shënavlash të Durrësit, është e ndryshme nga krimet e tjera brenda familjes.

“E bën më të rëndë krimin ose të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, mënyra e fshehjes. Këto lloj krimesh kanë dy rezultate autorët e këtyre veprave penale në familje ose vrasin veten ose vetëdorëzohen.

Prandaj bie në sy ky rast sepse bën përjashtim nga rregulli. Kanë fshehur kufomën, kanë bërë kallëzim të rremë për zhdukjen e babait të tyre. Sa i përket krimit që kryhet brenda familjes kur është në kushtet e tronditjes së fortë psiqike, kemi rezultatin e autorëve ose të kapur ose të vetëvrarë. Cilido qoftë arsyeja, është dhunë në familje”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb