Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje.

Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore e në mënyrë të izoluar breshër.

Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb