Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg Enedio Gurin, 14-vjeçarin që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo

Në qeli janë lënë edhe babai i autorit të dyshuar, Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri.

Roland Guri, xhaxhai i të miturit Enedio Guri sipas policisë ka marrë thikën e krimit, e ka larë duke i hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur ne xhep. ndërsa babai i Enedios, Edison Guri e ka fshehur të birin në një banesë që ai t’i shmangej policisë.

Sakaq, gjykata la në arrest shtëpie mikun e babait të autorit të dyshuar, ndërsa 4 të mitur të tjerë të lidhur me rastin janë lënë në masën “detyrim paraqitje”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb