Hetimet për zbardhjen e vrasjes së 19-vjeçarit grek, Alqis Kambanu kanë zbuluar edhe një tjetër person të përfshirë në këtë ngjarje.
Ministri i Mbrojtjes Civile greke, Takis Theodorikakos në një komunikim për mediat ka bërë me dije se edhe një tjetër person pritet tashmë të arrestohet.
“Jemi në dijeni se është edhe një tjetër i dyshuar, në ditët në vijim besojmë se do të arrestohet dhe me këtë , policia beson se do të plotësohet edhe rrethi i përgjegjësve për këtë vrasje.
“Detyrë e policisë greke është të arrestojë fajtorët dhe t’i nxjerrë ato para drejtësisë”, ka thënë më tej Theodorikakos.
(BalkanWeb)
