Vdekja e 23-vjeçarit nga fshati Madhesh në Ulëz i cili u gjet i pajetë në ujërat e liqenit të Shkopetit, ka tronditur opinionin publik.

Për këtë ngjarje, sipas informacionit që ka përcjellë për BW, gazetari i New24 Enver Doçi, priten shoqërime në polici. Ndërkohë, ditën e enjte, një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit.

Sipas informacionit që ka siguruar News24, 23-vjeçari Renis Dobra ishte kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb