Greqia është tronditur së fundmi nga një sërë atentatesh mafioze. Së fundmi, i vdekur ka mbetur shqiptari Aristidis Papas.

Policia është duke hetuar rastin, ndërsa të gjithë energjitë e saj i ka përqendruar rreth një “trekëndëshin” e burgjeve Athinë-Patras, ku veprojnë krimi i organizuar dhe mafia shqiptare.

Në fakt, sipas dëshmisë së një zyrtari të burgut, në maj të vitit 2019, një anëtar kryesor i mafies shqiptare në Korydallos kërkoi shfarosjen e këtij personi, ndërsa pretendohet se ai kërcënoi se nëse nuk arrinte ta vriste, ai do të kthehej kundër nëna e tij.

Dyshohet se 32-vjeçari të ketë qenë në qendër të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të mafias shqiptare , e cila në 2006-2008 kishte vrarë 11 persona, plagosur 13 të tjerë, ndërsa ish-anëtarë ishin rrëmbyer dhe grabitur.

Një vrasje tejtër tronditëse është ajo e boksierit Tassos Bredesis, i cili u ekzekutua me 14 plumva. Boksieri ka pasur një të shkuar të errët, mes bandave dhe krimeve, megjithatë kohët e fundit duket se ishte shkëputur.

Sipas mediave vrasësit e dinin vendin e palestrës ku ai stërvitej dhe kanë pritur orarin e saktë kur ai dilte për atje. Më pas, nxorën kallashnikovin dhe e vranë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: