Një tragjedi ka shkaktuar një tronditje të thellë në komunitetin lokal në Vushtrri, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet e këtij akti të tmerrshëm.

58-vjeçari Arsim Morina, pronar i furrës “Diellza”, ku gruaja kishte punuar më parë, e qëlloi atë për vdekje dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Policia dhe prokuroria janë tashmë në vendngjarje, duke mbledhur prova dhe duke u përpjekur për të kuptuar më mirë rrethanat që çuan në këtë akt të dhunshëm. Familjarët dhe të afërmit e viktimës janë të shokuar dhe të tronditur, ndërsa komuniteti i Vushtrrisë po kalon një periudhë të dhimbshme për shkak të kësaj tragjedie.

Vushtrri2
Vushtrri2

Djali i të ndjerës Nexhmije Haradinit, ka reaguar në rrjetet sociale për këtë ngjarje. “InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb