Një sherr i ndodhur një ditë më parë mes dy personave degradoi në përdorimin e thikës. Një 49-vjeçar ndërroi jetë pas plagëve të marra. Kreshnik Cara kishte marrë disa goditje dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Autori i ngjarjes Toni Nika, u arrestua nga policia pas disa orë kërkime.
Ndërkohë thika e përdorur nga autori është gjetur pranë vendit të ngjarjes.
