KORÇË

Askush nuk di të thotë motivin e vrasjes që tronditi mbrëmjen e së enjtes qytetin juglindor. Petrika Treska, 67 vjeç u gjet i vrarë me thikë në shtëpinë e tij, ndërsa policia arrestoi si autor 65-vjeçarin Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, fqinj i viktimës.

Por ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijnë dëshmitë e para nga të njohurit dhe të afërmit.
Kunati i viktimës, tregon për gazetaren Lorena Kodra si e morën vesh lajmin. Ai tha se mes dy bashkëshortëve nuk kishte probleme dhe njiheshin si familja më e mirë në Korçë.

“Ishte 20:15 dhe ra zilja e telefonit në shtëpi. Tha ime shoqe që vëllai nuk më ka marrë. I thamë çfarë ka, na tha nuk është mirë, e kanë gjetur pëdhe. U nisëm shikojmë këtu nuk kishte drita. Shkuam në spital, e na thanë ka mbaruar. Këto që thonë konflikte me të shoqen, këto janë zero, zero me bisht. Familja më e shkëlqyer e Korçës, me harmoninë më të madhe, njerëzit më të ndershëm të qytetit. Por si duket ky me të meta”, tha kunati i viktimës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: