Lajmi për vdekjen e aktores me origjinë shqiptare pushtoi mediat e huaja dhe ato shqiptare, e padyshim preku shumë njerëz.
Vetëm katër ditë pasi i dashuri i saj vrau veten, ditën e sotme u gjet në Los Angeles një trup i pajetë, që dyshohet se është i aktores shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani.

Mes shumë personazhve që reaguan lidhur me lajmin e rëndë, ishte dhe këngëtarja Adelina Tahiri. Kjo e fundit postoi në Instastory një foto të Adeas, ku shkruante; “Gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe”. Tahiri, që siç dihet është nga Shkupi, shfaqet e pikëlluar për humbjen e mikeshës së saj.
(ed.me/BalkanWeb)
