Prokuroria lëshon urdhër-arrest për Indrit Shaqjan, i plagosuri gjatë ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku u vra Arben Lleshi. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Shaqjas iu gjet në qeli një telefon.

Shaqja ishte shok qelie me viktimën, i cili u qëllua me armë për vdekje nga Sokol Mjacaj, ndërkohë dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen.

Kujtojmë se Shaqja është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, ka pranuar se ai është posedues i telefonit celular.

“Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte këqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe përkon me dhomën e te dënuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga këqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri është sekuestruar një send telefon celular qe i përket te dënuarit Indrit Shaqja. Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqësore e SHKBB për nenin 324/a K.Penal.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: