Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ndodhet sot në mbledhjen e komisionit të Ligjeve ku po raporton në lidhje me punë e bërë nga kjo ministri.
I pyetur nga deputeti Arjan Ndoja në lidhje me sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, lidhur kjo dhe me ngjarjen e rëndë të ndodhur të Apeli ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit, Lamallari ka renditur masat që do të merren për përmirësimin e situatës.
Ai u shpreh se është ngritur një grup pune që po punon jo vetëm për mbrojtjen fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe mbrojtjen nga sulmet verbale dhe denigrimin, që shpesh ndërhyjnë në zbatimin e lirë të detyrës.
“Masat për sigurinë në gjykata, trajtohen në dy dimensione. Së pari me projektin e qeverisë për godinat e gjykatave dhe prokurorive. Duke nisur nga gjykatat që janë më imediate për të ndërhyrë. Aty ku është e mundur të kemi në një vend edhe prokurorinë edhe gjykatën.
Nga ana tjetër kemi një plan pune të miratuar nga KLGJ dhe një grup pune i ngritur nga institucione të ndryshme që merret jo vetëm sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe sulmeve verbale, denigrimit që vë në presion ata vetë dhe familjarët.
Kjo është nisma e fundit ku po punojmë”, tha ai.
