Policia e Elbasanit ka shoqëruar një person me inicialet Nald Gjini si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhallës i njohur edhe si Edmond Hyka.

Mësohet se ky person ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e sipërmarrësit 43-vjeçar.

Personi është fiksuar në Rrugën e Kombit duke bërë pagesën te trau.

Policia po ushtron kontroll në shtëpinë e tij.

Makina e regjistruar si pronë e kompanisë së Mëhallës
News24 dhe BalkanWeb mësojnë se makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit.

Mond Mëhalla, u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij në Elbasan. Një prej autorëve ka qëlluar me pesë plumba biznesmenin, dy prej të cilve i ka marrë në kokë.

Autorët e dyshuar pas vrasjes u larguar në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Ndërsa këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb