Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, ku mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, në prill të vitit 2023.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje. Ai shtoi se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, pretendim që sipas tij u konfirmua edhe nga vetë i pandehuri gjatë seancës së sotme.

Sipas avokatit, klienti i tij ka deklaruar se mbahet padrejtësisht në burg, duke theksuar se policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë kush janë autorët e vërtetë të vrasjes.

Seanca e radhës është caktuar më 25 mars, kur pritet edhe shpallja e vendimit nga gjykata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb