Ish-ambasadori Roland Bimo komentoi në emisionin “Log.” në News24 vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.
Ai theksoi se Kirk përcillte mesazhe të thjeshta dhe të kuptueshme për qytetarët amerikanë. Bimo shprehu shpresën që vlerat themelore të SHBA-së të mbrohen fort në këtë kohë sfidash.
Ish-ambasadori Roland Bimo: Aktivisti konservator Charlie Kirk përcillte mesazhe të thjeshta për qytetarët. Tashmë Amerika e ndjen dhe konkurrencën nga Kina dhe të shpresojmë mos të kemi goditje edhe për “perandorinë amerikane”.
Kirk ishte propagandist i së djathtës amerikane, ishte tërheqës për një pjesë të mirë të amerikanëve. Amerika është kjo që është në sajë të influencës së botë, me idetë e të drejtave të njeriut. Urojmë që vlerat themelore që përfaqësojnë SHBA-të, të mbrohen fort.
