Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islamaj. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Edvan Veçani. Gjatë seancës, avokati i Manzit kërkoi kryerjen e një ekspertize, duke pretenduar se klienti i tij ishte dhunuar rëndë gjatë konfliktit që i parapriu ngjarjes.
Sipas mbrojtjes, përplasja nisi për shkak të një betoniereje që po kalonte përpara banesës së Manzit për të shkuar drejt shtëpisë së viktimave.
Avokati deklaroi se gjatë konfliktit ishin rrahur rëndë edhe prindërit e Manzit, ndërsa pretendoi se dhunë ishte ushtruar edhe ndaj vetë të dyshuarit.
