Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e dyfishë që tronditi dje Kavajën, ky dy 43-vjeçare vranë njëri-tjetrin me thikë dhe armë.

Ngjarja ndodhi te zona e Valutës. Gazetarja e News24 Klodjana Haxhiaj në një lidhje live nga vendi i ngjarjes, tregoi atë se çfarë panë dëshmitarë e krimit. Ata pohuan për News24 se gjithçka ndodhi shumë shpejt, një njëri prej tyre goditi me thikë ndërsa tjetri u përgjigj me armë.

“Nuk ishin problematik, ishin të qetë dhe nuk kanë pasur konflikte me persona të tjerë. Nuk e mendonim kurrë se mund të ndodhte ajo ngjarje. Nuk mundëm të ndërhynim, pasi gjithçka ndodhi shpejt. Ata kanë pasur një konflikt para 3 ditësh”, tha për gazetaren një banor i kësaj lagjeje.

Gjithçka ndodhi për një sherr banal që zanafillën e kishte pasur 3 ditë para ngjarjes, ndërsa Edmond Gosa plagosi në rrugë me thikë Altin Rexhën dhe ky i fundit është përgjigjur duke qëlluar me armë. Ndërkohë, të dy viktimat kanë humbur jetën në spital.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: