Dy viktima dhe një e plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në Podujevë.

Prokuroria e Prishtinë ka reaguar me një njoftim zyrtar duke thënë se viktima janë identifikuar një 31-vjeçare Ardita Gashi, e cila dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin nga Iliaz Brahimi, i cili humbi jetën.

Ndërkohë, e dyshuara e ngjarjes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në spital.

Menjëherë pas marrjes së informatave për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet hetimore, së bashku me prokurorin e shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, për të ndërmarrë veprimet e para hetimore.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja, si dhe prova të tjera materiale që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Sipas hetimeve preliminare, motivi i kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk është i njohur. Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po zhvillon hetime intensive për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: