SHKODER- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku burrë e grua u ekzekutuan me armë zjarri brenda në makinë. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, pranë pallatit ku çifti Brecani kishte marrë një apartament me qira.

Mësohet se familja Brecani, në momentin e ngjarjes ka qenë duke u kthyer në banesë. Sapo Boran Bërçama ka parkuar mjetin, ata janë qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë. Nga të shtënat kanë mbetur të vdekur në vend burrë e grua.

Bashkë me ta në makinë, mësohet se ka qenë edhe fëmija i çiftit, rreth një vjeç. Fatmirësisht fëmija, i cili ndodhej në prehrin e nënës, nuk ka pësuar lëndime.

Kanë qenë banorët e lagjes ata që mëngjesin e sotëm kanë gjetur të vdekur në makinë, dy të rinjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb