Italiani 65-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Korydallos, vijon të mohojë çdo përfshirje në krimin e dyfishtë brutal që tronditi zonën e Longos, në Aigio të Greqisë.

Në një deklaratë ekskluzive për televizionin “ANT1”, i akuzuari ka përsëritur qëndrimin e tij fillestar, duke pretenduar se ngjarja nuk ishte një krim i planifikuar, por një incident familjar që përfundoi tragjikisht me vrasje dhe vetëvrasje.

65-vjeçari këmbëngul se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se versioni i tij përputhet me një situatë të rëndë familjare që doli jashtë kontrollit. Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Mbrojtja e 65-vjeçarit po kundërsulmon gjithashtu, pasi një kërkesë zyrtare për lirim pritet të paraqitet brenda ditëve të ardhshme.

Sipas informacioneve, pala e të akuzuarit do të paraqesë prova të reja që, sipas pretendimeve të saj, përmbysin skenarin fillestar të autoriteteve policore. Pafajësia e 65-vjeçarit mbështetet edhe nga vëllai i tij, i cili në deklarimet e tij vuri në dukje se i akuzuari nuk kishte pasur sjellje të dhunshme në të kaluarën, ndërsa shtoi se mban zi çdo ditë si për partneren e tij të humbur ashtu edhe për 26-vjeçaren.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb