Policia ka ndërmarrë një aksion kontrollesh në Bërxullë, në kuadër të hetimit për zbardhjen e plotë të vrasjes së shtetasit Edmond Sula.

Me vendim të gjykatës, efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në 4 banesa. Mësohet se fokusi i këtyre kontrolleve ka qenë në pronat dhe banesat e pjesëtarëve të familjes Loci, ku janë kërkuar prova materiale që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, të cilët po pyeten nga grupi hetimor në lidhje me rrethanat e krimit dhe njohjen e tyre me viktimën.

Pista kryesore ku po përqendrohen hetuesit lidhet me një konflikt të mundshëm pronësie mes viktimës Edmond Sula dhe personave të shoqëruar. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb