TIRANE-Deputeti demokrat, ish-ministër i Brendshëm, Flamur Noka shprehet se krimi në vend nuk ka të ndalur. Sipas Nokës, natyra e krimeve dhe numri janë më keq se situata e karteleve në MeksikëMe anë të një statusi në rrjetin social, Facebook, Noka thotë se detyra e vetme e policisë është të gjobisë e prangosë vetëm qytetarin e thjeshte dhe jo kriminelin.

“Krimi nuk ka të ndalur vazhdon praktika e “cunave”: Rrëmbe -vra-hidh në kanal. Dhe përsëri në Durrës. Këtë radhë vetëm se nuk pamë a ishin “cunat” policë apo jo se vrasja është bërë në fshehtësi. Policia si zakonisht zbulon se vetëm viktima është gjetur në drejtim të ditur..!!

Po sot në Shkodër i shpëtoi vetëm me plagosje nji atentati në mes të ditës në mes të qytetit një qytetar. Një ditë më parë Zoti e shpëtoi një biznesmen që i kishin vënë tritol në makinë. Ku jetojmë me këto tmerre që na shohin sytë e na dëgjojnë veshët ? Në Ramistan ..Dhe Meksika na merr të “keqen” per cfare po ndodh ketu.. Policia do thoni ju ku eshte? Nuk eshte punë e saj thotë “mavria” minister.
Ajo ka detyrë të gjobis për cdo gjë qytetarët që qarkullon me makinë, të fus në burg ato për nji tullë në avlli a për 3 mijë lek debi të energjisë elektrike. Këto quhen krime në Ramistan e jo rrëmbimet e vrasjet makabre”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: