Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen penale ndaj Safet e Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos, të pandehur për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018 në Shkodër. Avokatët gjatë seancës kërkuan pushimin e çështjes ose kthimin e dosjes për plotësim hetimesh, nisur nga fakti se me herët prokuroria e Shkodrës e kishte pezulluar atë për mungesë provash.

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK thotë se nga hetimet rezultoi e provuar se ata organizuar dhe realizuan vrasjen e Fatbardhe Licit, xhaxhai i Ibrahim Licit, të cilin e akuzonin për vrasjen e mikut të tyre, Boran Bërçana bashkë me partneren. Eria Ago, akuzohet se iu dha ndihmë të pandehurve të largoheshin pasi kryen krimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb