TIRANE- Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi të lërë në burg, Denis Shtrazën, i dyshuar për vrasjen e Gazmend Collakut në janar të këtij viti në Durrës. Edhe sipas aktit të ekspertimit 28 97 të datës 5 prill 2016, rezulton se gjaku i gjetur tek fashetat në duart e Denis Shtrazës, nuk është i njëjtë me atë të gjetur në makinën e Ervin Dalipajt dhe as me ADN e Denis Shtrazës, argument që u përdor nga mbrojtja e të akuzuarit, Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën e Shtrazës, I cili mund t’i drejtohet në këto kushte gjykatës së Lartë.
Gazmend Çollaku u mor peng në zemër të qytetit të Durrësit nga katër persona të veshur me rroba policie, të cilët lëviznin me një audi me targa gjermane. Policia e ndoqi mjetin deri në fshatin Marikaj dhe më pas humbi gjurmët.
40 vjecari u gjet i vrarë mëngjesin e ditës tjetër në fshatin Murqin të Krujës. Viktima ishte lidhur këmbë e duar dhe qëlluar me plumb në kokë. Oficeri i policisë Ervin Dalipaj është i dyshuari tjetër për krimin makabër, dhe prej muajsh jeton në arrati.
(el.sp/BalkanWeb)
