Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë sot, që pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në Bagdad, që “menjëherë” të largohen nga Iraku.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se janë “rritur tensionet në Irak dhe rajon”, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër Irani ka premtuar “kundërpërgjigje të ashpër”, pasi forcat amerikanë vranë në një sulm ajror në Irak komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit.

“Për shkak të sulmit mbi kompleksin e ambasadës amerikane nga ana e milicisë që përkrah Iranin, të gjitha punët konsullore janë pezulluar. Shtetasit amerikanë nuk do të duhej t’i afroheshin ambasadës në Bagdad”, thuhet ndër tjera.

Kujtojmë që në fillim të javës demonstruesit sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad, duke protestuar kundër sulmeve ajrore mbi forcat paramilitare që i përkrah Irani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb