Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada ka dënuar ashpër aktin e rëndë, ndërsa ka bërë thirrje për masa më të forta në mbrojtje të sigurisë së gjyqtarëve.

Ambasada britanike ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe kolegët e gjyqtarit të ndjerë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.
Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, thuhet në postim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb