Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën ku foli për ngjarjen tronditëse që ndodhi këtë javë në institucionin që ai ka drejtuar, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Duke iu referuar viteve kur drejtonte Apelin në Tiranë, Malaj tha se prezenca e forcave të policisë së shtetit në gjykata ka bërë që ngjarje të tilla të përjashtohen.
“Ishte shok i madh për mua, të vritet në sallën e gjyqit është edhe më e rëndë. Nga viti 1993-2022 s’ka ndodhur asnjëherë ngjarje e tillë.
Masat e sigurisë kanë qenë absolutisht më të rrepta. Ka pasur koordinim më të mirë me policinë”, tha ish-kreu i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj.
Alaudin Malaj: Ishte shok i madh për mua, të vritet në sallën e gjyqit është edhe më e rëndë. Nga viti 1993-2022 s’ka ndodhur asnjëherë ngjarje e tillë.
Masat e sigurisë kanë qenë absolutisht më të rrepta. Ka pasur koordinim më të mirë me policinë.
Ne kishim prezent punonjës të policisë së shtetit, kishim lidhje me njerëzit më të lartë të ministrisë së Brendshme. Ishte e padiskutueshme që grupet ishin në dispozicion të gjyqtarëve. Jo si sot që marrim 129.
I vetmi çedim që e kemi dhe sot, që punonjësi i policisë nuk është prezent. Njerëzit kanë frikë policin pasi përfaqëson shtetin. Punonjësit e security ruajnë godinën jo gjyqtarin,
Shmangia e policisë nga gjykatat përbëjnë problemin më të madh.
Kishte nga një polic në çdo gjykatë. Një Gjykatë Apeli sot nuk ka policë. Thirrje kryeministrit të vendosin Policinë në gjykata. Të rikthehen forcat e policisë në mbrojtje të gjyqtarëve, jo vetëm 1 por dhe 2 e 3.
Në kohën tonë, veç policit, kishte dhe punonjës të gjykatës, ishin të gjithë me detektor dore, rrinin në korridoret e gjykatës, por sot mund të funksionojë detektori i portës së jashtme.
Rindërtimi i sallës së gjyqit, ato që kemi bërë në 2013, sistemi audio video, gjykata e Apelit është e monitoruar me sallat e gjyqit. Kushdo të vijë e të bëjë një veprim të nxituar, do të shohë që ka kamera kudo. Dhe salla e publikut është e veçuar nga gjykata. Nuk kishte asnjë shans që mund të ndodhte kjo vrasje.
