Në emisionin  “Log” në News24  i moderuar nga gazetari Endri Xhafo ishte i ftuar   kryetari i shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”,  i  cili diskutoi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit   në Gjykatën e Apelit.

Ai tha se autori ishte i ftohtë  ishte i  përgatitur për vrasje.  Sipas tij  fakti që ai kishte marrë armë në seancë tregon se krimi ishte i paramenduar.

Vorpsi  theksoi  se autori Elvis Shkambi  dinte paraprakisht vendimin që do të merrej ndaj tij.

” Ai ka qënë një vrasës me mendje të ftohtë dhe i përgatitur për atë akt, sepse me atë senacë nuk do të shkonte me armë. Ai ishte i përgatitur edhe për vendimin që do merrej. Në Gjykatën e Apelit janë mbi 40 mijë dosje”, tha ai

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb