Në një lidhje të drejtëpërdrejtë, gazetari Osman Stafa ka përcjellë informacionet më të fundit, lidhur me gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve nga ngjarja fatale e vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja.
Stafa raporton se të plagosurit, babë dhe birë, janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku të dy janë nën monitorimin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri 65-vjeçar Rakip Kurtaj, bëhet me dijë se ka marrë goditje me plumbë në pjesën e kraharorit. Ndërkaq, edhe pse është jashtë rrezikut për jetën, Kurtaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe s’është mësuar ende nëse ka dalë nga salla e operimit.
Sipas informacioneve paraprake për News24, i biri 45 vjeç, Ervis Kurtaj, ka marrë goditje në pjesën e krahut.
