Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit.

“Të tronditur nga ngjarja kriminale që solli humbjen e jetës së gjyqtarit Astrit Kalaja, shprehim  dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Trupa e prokurorëve dënon me forcë këtë akt kriminal ndaj gjyqtarit të nderuar Astrit Kalaja, një figurë e respektuar e sistemit të drejtësisë dhe një profesionist i palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, dhe njëkohësisht dënon çdo akt dhune që cënon figurën e magjistratit, sepse sulmi ndaj tij është një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

Kjo ngjarje duhet të jetë një këmbanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit të figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb