Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

Ai ka shprehur ngushëllimet familjes së tij dhe kolegëve, ndërsa e ka cilësuar Kalanë si një profesionist i përkushtuar dhe me një karrierë të gjatë në systemin gjyqësor shqiptar.

Sipas tij, Kalaja në çdo detyrë që mbajti , u veçua për integritetin , përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin i shërbeu drejtësisë.

Postimi i plotë i Benet Becit:

I tronditur nga lajmi i ndarjes tragjike nga jeta të gjyqtarit Astrit Kalaja ,bir i Shkodrës dhe profesionist i përkushtuar, me një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor shqiptar.
I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1993, ai e nisi rrugëtimin e tij si gjyqtar në qytetin e lindjes, për të vijuar më pas si anëtar i Gjykatës së Apelit dhe i Kolegjit Zgjedhor.
Në çdo detyrë që mbajti, u veçua për integritetin, përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin i shërbeu drejtësisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb