Kryetari i Shoqata e Avokatve Antikorrupsion Shqiptare  Ndue Pjetra, ka reaguar pas vrasjes së  gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Pjetra shprehu ngushëllimet ndaj të ndjerit, Kalaja.

Në deklaratën e tij, theksoi se drejtësia në vend ka rënë në duart e politikës dhe sipas tij gjyqtarët janë viktimat e korrupsionit.

“Shprehim ngushëllimet për gjyqtarin por ndajmë mendim ndryshe për rastin. Institucionet te marrin masat se drejtësia është ne duar te politikes dhe gjyqtaret janë viktima te politikanëve dhe korrupsionit “, tha Pjetra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb