Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen penale ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Hekuraln Billës më 11 qershor të 2020, Viktor Markun dhe Sebastian Malin.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se gjykata ka dhënë këtë vendim me kërkesë të Prokurorisë e cila doli në përfundimin se nuk ka prova që implikojnë dajë e nip në këtë krim.

Sipas Lalës, dyshimet për vrasjen rëndonin edhe te 8 oficerë policie, të cilët kanë kërkuar verifikime në sistemin TIMS për Billën. Por edhe ndaj tyre, prokurorët nuk kanë mundur të zbulojnë prova të arsyetuara se janë të implikuar. Gjithashtu, akuzat kanë rënë edhe për Adjola Lakrën, që dyshohej se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

Kujtojmë se Billa u vra gjatë një atentati më 11 qershor 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë. Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip dhe ishte Prokuroria ajo që kërkoi pushimin e çështjes.

E përfshirë në vrasje dyshohet se ishte dhe Adjola Lakra që u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb