TIRANE- Edhe pse po gjykohen në dy çështje të ndryshme penale për ngjarjet e Lazaratit, këtë të premte, Razip Mahmutaj i njohur me emrin Gate dëshmoi kundër Arbion Alikos, i akuzuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në qershor të 2015.

Gatja, në rolin e dëshmitarit dhe Arbjoni i akuzuar i drejtësisë për vrasjen e oficerit të policisë, kanë shkëmbyer deklarata në distancë. Në thënien e tij, Razip Mahmutaj në fillimi të së seancës replikoi me anëtarët e trupit gjykues.

Ai i kujtoi atyre se gjyqi ndaj personave që po gjykohen për çështjen Lazarati 1 dhe Lazarit 2 është tërësisht i manipuluar nga qarqe të caktuar politike. Edhe pse pati polemika, Gatja, u përgjigj për të pandeurin Aliko, pasi prokuroria kishte dyshime se në aksionin e parë të policisë, atë të vitit 2014, Arbion Aliko kishte qëlluar me mitraloz nga kapanoni i tij në Lazarat.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/09/29/vrasja-e-ish-efektivit-ne-lazarat-shperthen-deshmitari-gatja-gjyqi-eshte-manipuluar-nga-qarqet-politike/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb