Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se vrasja e shefit të sigurisë kombëtare të Teheranit, Ali Larijani, ishte pjesë e përpjekjeve për t’u dhënë iranianëve një shans për të rrëzuar sundimtarët e tyre.

“Këtë mëngjes eliminuam Ali Larijanin, shefin e Gardës Revolucionare, e cila është banda e gangsterëve që në fakt drejton Iranin”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive.

Ai tha se përmbysja e autoriteteve klerikale nga iranianët “nuk do të ndodhë menjëherë, nuk do të ndodhë lehtë. Por nëse vazhdojmë me këtë – do t’u japim atyre një shans për të marrë fatin e tyre në duart e tyre”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb