Ish- ministri i jashtëm i PD, Tritan Shehu i ka bërë apel ‘botës demokratike’ të jetë në krah të SHBA-ve pas eleminimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Shehu shton se pa SHBA bota s’mund të jetë e sigurt dhe fitoret arrihen vetëm me SHBA-në në krah, ashtu siç e ka dëshmuar historia.

Bota është përfshirë nga histeria antiamerikane, heshtja dhe hezitimi por ish- deputeti i PD thotë se kombi shqiptar dhe vendet demokratike me solidaritetin ndaj SHBA-së mund të parandalojnë forcat e errësirës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb