Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.
Mësohet se i vdekur ka mbetur edhe personi i tretë.
Në media janë publikuar identitetet e dy personave të tjerë që humbën jetën në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot rreth orës 12:32, në “Cafiteria 2000” në Gjilan, ku u përdor armë zjarri.
Viktimat janë:
• Selami Hasani rreth 67-vjeçar
• Abedin Hoxha rreth 68-vjeçar.
Në këtë incident mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë:
Naim Hoxha rreth 41-vjeçar, Edmond Hasani dhe Bujar Hoxha rreth 41-vjeçar – ky i fundit është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.
(BalkanWeb)
