Policia e Fierit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Petraq Gjikës, rojës së një sere të prodhimeve bujqësore në Mbrostar Urë.

Burime nga policia bëjnë me dije për gazetarin e ‘News24’ Elvis Kuçi se janë shoqëruar edhe disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Roja i një tjetër sere pranë vendit ku punonte 67-vjeçari dhe një çoban, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, pasi kanë qenë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe u gjet i pajetë Petraq Gjika.

Po ushtrohen kontrolle në kodrën përkarshi serave dhe kabinës ku u gjet i pajetë roja, ndërsa dëshmia e të shoqëruarve pritet të jetë deçizive për zbardhjen e së vërtetës. Pistat e hetimit janë disa, nga konfliktet e momentit e ato banale, deri tek konfliktet e mëparshme që mund të ketë pasur viktima me persona të tjerë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb