Mbahet sot procesi gjyqësor ndaj Plaurent Devishajt dhe Jualian Mecajt, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut, shoferit të ish-deputetit Arjan Ndoj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në sallën e gjyqit është paraqitur Luan Mata, babai i shumë të kërkuarit Ervin Mata. Kujtojmë se hotelit të Matës i ka shpërthyer një tritol në vitin 2020.

“Në vitin 2020 kam operuar në biznes privat, kam hotel Viktoria dhe Viktoria construksion. Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Në vitin 2020 ka pasur një incident, kam qenë brenda në hotel. I gjithë hoteli është i mbuluar me kamera. Kam dy fëmijë. Nuk kam dijeni kush e ka ma ka vendosur tritolin.”, tha ai.

Në proces ka dëshmuar edhe Julian Pjeteri, i dënuar me 4 vite e 4 muaj burg për atentatin ndaj Arjan Ndojit.
Pjetri tha para togave të zeza se: “Nuk dua të jap shpjegime përfitoj nga kjo e drejtë që me jep ligji.”.
Po ashtu, dëshmitar u paraqit Genti Nderjaku, i dënuar me 5.4 vite burg nga GJKKO si pjesë e grupit për sulmin me armë zjarri ndaj ish-prokurorit.

“Nuk dua të përgjigjem dua të përfitoj nga kjo e drejtë.”, tha ai. Në proces u paraqit edhe Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja. Ai dyshohet si pjesë e grupit të Plaurent Dervishaj. Nga GJKKO ai u dënua me 6 vite burg. “Dëshiroj të dëshmoj, por sot nuk është avokati im. Do të paraqitem herës tjetër me avokat.”, tha Rraja. Pjesë e dëshmisë ishte Amar Shkembi i ekstraduar së fundmi nga Dubai. “Dua të përfitoj nga e drejta për të mos u pyetur”, tha Shkëmbi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb