Nga Korça avokati dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësisë Spartak Ngjela ka komentuar vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz nga një ekstremist i Agimit të Artë.

Ngjela tha në një lidhje direkte në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 se acarimi i grekëve vjen për shkak të ngritjes së profilit të shqiptarëve. Për të, vrasja e shqiptarit është bërë nga forca naziste e fashiste.

Nuk ka acarim të kotë në Greqi. Acarimi i grekëve vjen me ngritjen e personalitetit të botës shqiptare në Ballkan. Ke parë si thonë këta të paguarit në media që flasin kundër figurave të shquara shqiptare. Kuptohet si luhet kjo. Nuk i bëjnë dot asgjë Shqipërisë as shqiptarëve. Shqiptari është vrarë nga forca naziste, fashiste.

Nazizmi ka si substancë të ideologjisë së vet racizmin. Racizmi i tyre s’ka të bëjë me ngjyrën por me kombësinë. E gjithë ajo histori e madhe anti shqiptare tani kuptohet se nuk është bërë kot, është e programuar”, tha Ngjela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb