Nga Enrik Mehmeti
“I pashë në fytyrë personat që vranë burrin tim. Trokitën në derë dhe kur Fatjoni ra në tokë u shokova”. Kështu ka deklaruar para hetuesve të çështjes bashkëshortja e 40-vjeçarit Fatjon Sinani, i cili mbrëmjen e së martës u ekzekutua në banesën e tij në Vlorë. Në gjendje të rëndë psikologjike, gruaja i ka treguar policisë se autorët ishin dy persona, të cilët u trokitën në derë, më pas ndodhi edhe krimi i rëndë. Ndërkaq, pas ngjarjes policia bëri me dije se kishin mundur të arrestonin njërin prej autorëve të dyshuar.
Neritan Qejvani është marrë në pyetje nga uniformat blu për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë, por 42-vjeçari ka mohuar të jetë autor i vrasjes. Burime të besuara pranë policisë bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se Qejvani u ka thënë hetuesve se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur, por se ka qenë duke kaluar rastësisht aty. Të njëjtat burime pohuan se me anë të metodave specifike të hetimit është identifikuar edhe i dyshuari i dytë dhe është duke u punuar për kapjen e tij. Në polici ka pasur disa persona të shoqëruar, mes të cilëve edhe familjarë e miq të viktimës, si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Fatjon Sinani, me origjinë nga Tropoja, prej 4 vitesh jetonte në Vlorë me bashkëshorten e tij.
Per te lexuar lajmin e plotë në GSH.al klikoni në këtë link: http://www.gsh.al/2017/06/22/vrasja-ne-vlore-e-40-vjecarit-gruaja-na-trokiten-ne-dere-i-pashe-autoret-ne-fytyre/
