SPAK kërkon burg përjetë për Anterio Kaloshin dhe Orges Bilbilin për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës. Ngjarja ndodhi në 11 tetor të 2016 në Lushnjë. SPAK doli në përfundimin se ata kishin kryer krime për hakmarrje, në kuadër të grupit të struktura kriminal dhe për këtë arsye vendosi t’iu komunikojë akuzat.

Ndërkohë, Leart Haxhiu akuzohet për të njëjtën çështje, ndërsa ndodhet në kërkim. Procesi gjyqësor ndaj tij është prej një viti i pezulluar.

Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes.

Laert Haxhiu, 28 vjeç, Orgest Bilbili, 30 vjeç dhe Anterio Kaloshi, 29 vjeç akuzohen si autorë të vrasjes. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe u është caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb