Katër anëtarë të së njëjtës familje janë akuzuar si autorë të dyshuar të vrasjes makabër të modeles nga Hong Kongu,  Abby Choi.

Mediat e huaja raportojnë se të dyshuarit janë paraqitur sot në një gjykatë. Policia gjeti pak ditë më parë trupin e copëtuar të Choit ne banesën e saj, më saktë disa pjesë, pasi mungon busti dhe duart.

Ish-burri i Choi, Alex Kwong, 28 vjeç, vëllai i tij Anthony, 31 vjeç dhe babai i tyre, Kwong Kau, 65 vjeç, akuzohen për vrasjen e saj. Nëna e Alex Këong, Jenny Li, 63 vjeçe, akuzohet për deklarim të rremë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjykata e Magjistraturës së qytetit Kowloon, u mohoi të dyshuarve lirimin me kusht.

Ish-bashkëshorti i Choi-t u arrestua të shtunën në një nga ishujt periferikë të qytetit, ndërsa pjesa tjetër e familjes së tij u ndaluan të premten e kaluar.

Choi ishte nënë e dy fëmijëve dhe një modele e njohur në Hong Kong por edhe më gjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: