Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eduart Afmatajn, i dyshuar si autor i vrasjes së Artur Çangu, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në zonën e Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për çështje pronësie. Hetimet tregojnë se fillimisht mes palëve ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka eskaluar deri në përdorimin e armës dhe vrasjen e Çangut.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar dinamikën e konfliktit që çoi në krimin e rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb