Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Gert Bushatin, Edison Hasajn, Gjergj Zefin dhe Ergys Ibrahimin, të cilët akuzohen për vrasjen e Hysni Ymerit. Bushati pranoi sot në sallën e gjyqit se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë 27 dhjetor në panelin e matësve elektrik, e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67-vjeçarit.

Në deklaratën e tij në polici autori i dyshuar Bushati ka thënë se tre shtetasit e tjerë të arrestuar janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit.

Sakaq, tre shtetasit e tjerë nuk e kanë pranuar në polici ngjarjen ndërsa në gjykatë nuk kanë folur duke u përfaqësuar nga avokatët. Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: