TIRANE

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ për Fabiol Alushin, mik i Ervin Matës lidhur me vrasjen në zonën e ish-Bllokut.

Ndërsa Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg me afat 30 ditor për të, Allushi ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve pasi u arrestua dy ditë më parë.

Ai u mor në pyetje pasi u vetëdorëzua në polici pasditen e së mërkurës, ku shpjegoi se nuk kishte patur më parë konflikt me grupin e Ervis Martinajt.

42-vjeçari njihet si mik me Ervin Matën, dhe Mevjol Bilon, komandoja që dyshohet se qëlloi në drejtim të grupit të Martinajt. Mata e Bilo vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Mbi 42-vjeçarin rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, armë mbajtjes pa leje, vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Personi i fundit që është shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e 4 Tetorit është Eldi Dizdari. Ai dyshohet se ka qenë pikënisje e debatit me Ervin Matën, jashtë ambienteve të lokalit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: