TIRANË

Prokuroria ka përfunduar hetimet për Meviol Billon, i përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok më 4 tetor 2018.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se ndaj ish-komandos Billo është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos.

Organi i akuzës vendosi pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhës, sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme. Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj,  Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.

Nga hetimet ka rezultuar se Prokuroria ka arritur në këtë konkluzion, duke pretenduar se Billo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme. Kur ngjarja ndodh në kushtet e vetë-mbrojtjes ekstreme, Billo nuk mund të mbajë përgjegjësi.

Prokuroria shprehet se Gaxha ishte ai që ka shtënë i pari dhe Billo ka qëlluar, që të mbrohet. Krimi besohet se ka ndodhur për shkak të mos-marrëveshjeve të vazhdueshme mes grupeve në një lokal në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb