Detaje të reja nga vrasja në Bathore. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se makina e djegur në Institut që dyshohet se u përdor nga autoret është me targa të huaja.
Ndërkohë po verifikohen nëse targat janë regjistruar në ndonjë shtet. Në brendësi të saj u gjet një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se është arma e krimit.
Can Kariçi u gjet i plagosur në makinën e tij rreth orës 20:00 dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Viktima kishte lidhje me dy të rinjtë që u vranë në Astir.
