Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e raportuar më herët në Nikël të Fushë Krujës, ku viktimë mbeti shtetasi Artur Çangu.

Sipas raportimit të gazetares Xhensila Kodra për BalkanWeb, autori ka një lidhje krushqie me viktimën, pasi ai është dhëndër te kushërinjtë e tij.

Po ashtu, mësohet se para disa ditësh ka pasur një konflikt mes djemve të Çangut dhe autorit Eduart Afmataj për arsye pronësie, ende të paqarta.

Në të njëjtën kohë, zbulohet se vrasja e Çangut është kryer me armë zjarri, e konfirmuar më pas si çifte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb